Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka bërë shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur prej 17 vitesh, Luan Sadik Dallaku (Dollaku), pas kërkesës së dy vëllezërve të tij, Agim dhe Luftim Dollaku.

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është paraqitur kërkesa civile me kërkues: Agim Dollaku dhe Luftim Dollaku, me objekt: “Shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur Luan Sadik Dallaku (Dollaku) më datë 25.03.2010 lindur në Durrës me datë 06.02.1952 dhe vdekur në Durrës”.

Në kërkesën e tyre, dy vëllezërit shpjegojnë se si Luan Dallaku (Dollaku), (i ndjeri kishte ndërruar mbiemrin nga Dollaku në Dallaku) u zhduk 17 vite më parë, teska po përgatiteshin për përkujtimoren e vëllait tjetër të tyre të ndjerë.

Më poshtë, kërkesa e plotë e kërkuesve Agim Dollaku dhe Luftim Dollaku.