Policia e Durrësit ka mundur të ndalojë një 26-vjeçar të shpallur në kërkim.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi me iniciale E.K. ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me 3 vjet burgim.
Po ashtu edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 260, datë 19.05.2017 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit penal Nr. 218/ 2015, datë 21.12.2015 të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Kosovë, të cilin e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





