Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një të ri nga Rrashbulli, pasi ishte duke ngarë makinën nën efektin e alkoolit.
Në pranga ra F. Kabashi 28 vjeç. Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 Durrës, ai është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” nën efektin e alkoolit në masën 0.55 mg/ litër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





