Një konflikt për motive të dobëta mes dy adoleshentëve 17-vjeçarë, ka përfundur me plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas policisë, në sherrin midis bashkëmoshatarëve është përdorur një thikë, e si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi F.V., banues në Sukth.

Ai është konfliktuar me shtetasin E. K. banues në fshatin Perlat, ku ky i fundit akuzohet se e ka goditur me thikë.

Policia thotë se i ka shkaktuar dëmtime të lehta, dhe pas mjekimit të marrë në spital, i dëmtuari është larguar për në banesë.

Ndërsa ndaj autorit ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, nën akuzën “Plagosja e lehtë me dashje”.