Gjykata dhe prokuroria duket se janë bërë si shtëpia e dytë e reperit Stresi.

Publimi i një videoje me një armë zjarri të tipit "Shotgun" më 31.12.2016 i ka kushtuar shumë reperit problematik. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur shtetasin Arkimed Lushaj.

Ai është akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

Policia u vu në lëvizje pas filmimit ku Stresi dhe një 21- vjeçar kanë publikuar në rrjetet sociale, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu në një ambient publik.