Policia e Vlorës ka shoqëruar 20 persona në lidhje me vrasjen e pasdites së djeshme në qytetin bregdetar, ku mbetën viktima drejtori i OSHEE-së Roland Saliu dhe pronari i një televizioni lokal, Erven Hyseni.
Ende nuk ka zyrtarisht një pistë të qartë të hetimeve, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.
Atentati ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe shënjestër ka qenë Erven Hyseni, ndërsa drejtori i OSHEE-së është vrarë aksidentalisht, pasi ishte duke konsumuar kafe me objektivin e atentatit.
Autorët kanë qëlluar nga një automjet, i cili është afruar pranë tyre dhe kanë qëlluar me bershëri kallashnikovi. Makina e krimit u gjet më pas e djegur në autostradë.





