Vjehrri i një 28-vjeçari nga Durrësi e ka denoncuar këtë të fundit në polici, në tentativë për të mësuar vendndodhjen e mbesës së tij.

Mësohet se konflikti familjar mes 56-vjeçarit O.T., banues në Kavajë dhe 28-vjeçarit D.V., nga Durrësi ka nisur kur mbesa vetëm 3 vjeçe ka nisur të jetojë me babanë e saj.

Burime policore bëjnë të ditur se në dëshminë e tij, 56-vjeçari ka deklaruar se vogëlushja 3-vjeçare ka nisur të jetojë më të atin në Durrës, që nga fundi i muajit mars (29/03/2017).

Që nga ajo kohë, gjyshi i saj nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e vajzës së mitur.

Policia e Durrësit, pasi ka regjistruar denoncimin e ka përcjellë çështjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.