Një qytetar nga Rrësheni është konfliktuar me punonjësit e linjës urbane në autobuzin e linjes së Kombinatit, dhe ka thyer edhe xhamin e autobusit. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në autobuzin e linjes së Kombinatit, tek rruga e “Kavajës”, pranë Kishës Katolike.

Mësohet se 35-vjeçari M.P., udhëtar në këtë autobuz është konfliktuar me punonjësit e linjës urbane dhe ka dëmtuar (thyer), xhamin e autobuzit.

Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë, pas lajmërimeve të bëra në Nr e emergjencave 112, nga pasagjerët e tjerë të kësaj linje.

Në Komisariat është shoqëruar shtetasi M. P., 35 vjeç, banues në Rrëshen, për sqarimin e këtij incidenti.