Grabitet një makinë nën kërcënimin e armës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i i kanë marrë mjetin tip “Benz” shtetasit A.H., banues në Krujë.

Kjo ngjarje ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 00:30, në rrugën nacionale Krujë – Fushë- Krujë, afër Teqes.

Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërkohë është ngritur grupi hetimor që po punon për zbulimin e tyre dhe zbardhjen e ngjarjes.