Pasagjerët e autobusit të linjës Fier-Përmet kanë përjetuar momente tmerri, pasi ai shpërtheu në flakë në ecje e sipër.
Rreth orës 09:05, mjeti tip autobus me targa AA 502 BE, që drejtohej nga shtetasi H.H, duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër, ka marë flakë në ecje e sipër.
Policia njofton se pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga autobusi dhe nuk kanë probleme për shëndetin.
Në vendngjare kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marë flakë si pasojë e një defekti teknik.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.





