Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin një të riu në kërkim.

I akuzuar për vjedhje të mbetur në tentativë, u ndalua V. Lushnja 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj tij, Gjykata e Rrrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.