Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Në Dibër, në operacionin antidrogë të koduar “Liqeni”, janë sekuestruar në Karicë të Matit 27 kilogramë lëndë e dyshuar kanabis.

Eshte shpallur në kërkim autori i dyshuar, i cili për shkak të terrenit mundi të largohej.

Lënda narkotike ishte e futur në tre thasë plasmasi. Autori i dyshuar, shtetasi L. B., sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.