Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuari që po ecte më këmbë, ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Lezhë-Shkodër.

Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Balldren, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Nikoll Gjoka 73 vjeç. Ai është goditur nga makina që drejtohej nga shtetasi M.D., në momentin që ishte duke kaluar superstradën.

I moshuari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin dhe e ka marrë në pyetje për ngjarjen.