Në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vend të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, blutë e Krujës kanë goditur një tjetër rast.

Në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.Basha 59 vjeç, banues në Mafsheq, pasi pranë banesës së tij u gjetën 159 fidanë Cannabis Sattiva.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Mafsheq, 53-vjeçarit G.F. i akuzuar për shpërdorim detyre.

Bimët narkotike u gjetën dje në vendin e quajtur “Shqezë”, dhe u asgjësuan më pas me anë të djegies.