Një 31-vjeçar shqiptar dhe një rumune 30 vjeçare u arrestuan nga policia italiane, pasi u kapën me lëndë narkotike në makinë, 32 kg kokainë.

Ata u ndaluan teksa lëviznin me një automjet tip “BMW X5” me targa gjermane, në lindje të Milanos. 

Pas kontrollit të kryer, karabinierët gjetën në makinë drogën e fshehur në një hapësirë të krijuar enkas në mjet, e cila kap një vlerë prej 3 milionë euosh. 

Policia gjeti në makinë edhe një vlerë parash prej 1.400 euro.

Shqiptari rezultonte me banim në komunën Romanengo, në provincën e Cremona-s, ndërsa rumunia në komunën Villorba, pjesë e provincës së Treviso-s.