Një shqiptare 35-vjeçare është gjetur e mbytur në ujërat pranë plazhit San Giuliano në provincën e Riminit.

Sipas medieve italiane, rreth orës 12:00 të së dielës, disa kalimtarë të zonës kanë lajmëruar rojën bregdetare të Riminit për praninë e një trupi të pajetë që lundronte në afërsi të shkëmbinjve të plazhit San Giuliano.

Policia italiane ka identifikuar se viktima e mbytur është një emigrante shqiptare e moshës 35 vjeçe, banuese në këtë zonë.

Paraprakisht, sipas hetuesve dyshohet se kanë të bëjnë me një vetëvrasje të lidhur me problemet depresive të gruas.