Specialistët për Krimet në Durrës bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim për vjedhje.
I ndaluari është Vjodin Trebinja 36 vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet se i ka vjedhur celularin 29-vjeçarit K.B.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.16 të premten më datë 19 maj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.





