Shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor dhe lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq që preku këtë të djelë Shqipërinë, ka shkaktuar dy aksidente, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Aksidenti i parë u shënuar në rreth-rrotullimin e Çermës në Lushnje. Një makinë doli nga rruga dhe përfundoi e bllokuar në mes të një kanali anësor.
Ndërkohë në Mushqetë të Tiranës, një automjet është dëmtuar edhe më rëndë. Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke u përplasur me një pemë, raporton Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.
Fatmirësisht në të dyja rastet dëmet kanë qenë vetëm materiale, dhe me lëndime të lehta tek pasagjerët.





