Një i ri nga Durrësi, që një ditë më parë ishte në kryeqytet në gjendje të pirë, është vënë në pranga.
Policia e kryeqytetit njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin B.H, vjeç 32, banues në Durrës, pasi, në rrugën ”Ded Gjon Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”.
32-vjeçari ka tentuar t’i japë 50 euro për mos ta ndëshkuar, punonjësit të policisë, por ky i fundit ka njoftuar kolegët e tij dhe durrsaku është prangosur. Mbi të rëndojnë dy vepra penale, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyra publike” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.





