Një grua nga Cërriku i është drejtuar policisë për ndihmë, për t’i gjetur burrin.

Burime nga policia thanë se një ditë parë në polici ka mbërritur një denoncim. Ka qenë 36-vjeçarja me inicialet L.P., nga Shtëpanji që ka denoncuar se i është larguar nga banesa bashkëshorti, 40-vjeçari me inicialet A.P.

Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së denoncimit kanë nisur kërkimet për 40-vjeçarin, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit.