Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim, është ndaluar nga policia e Durrësit.

Burme zyrtare bëjnë me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  ka  dhënë masën e sigurisë “ Arrest me burg” për veprën penale  “Heqja e paligjshme e lirisë ”  parashikuar në nenin 110/2 të Kodit Penal, për shtetasin J. Ç., banues në Tiranë.

22-vjeçari iu dorëzua efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.