I vodhi një zonje varësen e floririt nga qafa, por e kërkoi belanë me duart e veta, pasi në zonë ndodhej një patrullë policie.

“Përshëndetje JOQ! Ky djali që shikoni, sapo i mori varësen një gruaje në moshë te stacioni i trenit në Tiranë. Për fat qëlluan dy policë aty kalimtarë dhe e prangosën direkt. Ndërkohë ai vazhdonte të betohej që nuk kishte vjedhur asgjë. Policia është shtuar po prapë nuk ka siguri në këtë shtet…”, përfundoi qytetarja.

Rasti i fundit kur një zonje i është vjedhur një varëse në rrugët e Tiranës, ka ndodhur te zona e Laprakës, por fakteqësisht ajo ka mbetur e vdekur pas përleshjeve me hajdutin.