Drejtonte automjetin pa leje drejtimi, arrestohet në Durrës një 22-vjeçar.
Në prangat e Specialistëve të Sektorit të Policisë Rrugore ra shtetasi E. Kaçorri 22 vjeç, banues në Durrës.
Ai u kap mbrëmjen e djeshme në rrugën “Aleksandër Goga”, rreth orës 22:00 duke drejtuar një mjet tip “Benz” pa leje drejtimi.
Ndaj tij rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





