Policia ka goditur një rast ushtrimi prostitucioni në Sarandë. Dy vajza janë arrestuar nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit kundrejt pagesës 3 000 lekë të rinj.

Operacioni ‘LADIES’ është zbuluar nga forcat e policisë, ku u arrestuan edhe 2 djem që ushtronin veprën penale të prostitucionit në një banesë në Sarandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit: B.M, 27 vjeç, banues në Tiranë; G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë; A.I, 37 vjeçe, banuese në Sarandë, D.B, 25 vjeçe, banuese në Berat.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit:

Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.