Dy aksidente në kushtet e shtëpisë janë regjistruar 24 orët e fundit në Durrës.

Një 16-vjeçar ka mbetur i lënduar, pasi është rrëzuar dhe për pasojë është prerë nga xhami i derës në shtëpinë e tij, në lagjen nr.14.

Bëhet fjalë për shtetasin G.K, vjeç 16, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një 52-vjeçar është rrëzuar nga lartësia, ndërsa po kryente punime pa leje.

Sipas policisë së Durrësit, i lënduar ka mbetur 52-vjeçari T.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Aksidentimi i 52-vjeçarit i ka hapur telashe të zotit të shtëpisë, shtetasit L.Gj, vjeç 54, banues në Manëz, në shtëpinë e të cilit po kryheshin punimet pa leje.

Ai ka kaluar për ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit.