Momente të frikshme ka përjetuar shoferi i një makine në autostradën Tiranë- Durrës, kur mjeti me të cilin udhëtonte humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen në krahun e majtë të shoferit.
Fatmirësisht nga përplasja me trafikndarësen dhe më pas kthimin përmbys në mes të rrugës, shoferi nuk ka pësuar lëndime.
Pak më vonë, në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë shoferit, i cili ka parë tmerr me sy.





