Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Si pasojë të dyja makinat janë dëmtuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Sa u takon dëmeve materiale, siç mund të duket nga pamjet, automjeti tip “Mercedes Benz” ka pësuar goditje të vogla dhe është prishur në pjesën e parakolpit, ndër automjeti tjetër, ai tip “Volkswagen Passat” është shkatërruar tërësisht, thuajse i palosur më dysh.
Në automjetin e shkatërruar udhëtonte vetëm një djalë i ri, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa asnjë gërvishtje.





