Pas gati 3 vjetësh që ishte larguar nga banesa pa lajmëruar askënd, është gjetur një e re nga Durrësi.

Bëhet fjalë për shtetasen K.C.  23 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, e cila është kapur një ditë më parë në aeroportin e Rinasit teksa u kthye në vendin e saj.

Pasi i ka dalë emri në sistemin TIMS si person i denoncuar i humbur nga ana e familjarëve të saj, punonjësit e policisë e kanë ndaluar atë dhe më pas ia kanë dorëzuar familjarëve.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore ajo ka pohuar se është larguar me dëshirën e saj, si emigrante në Gjermani. Ajo është larguar që më datë 22 shtator të vitit 2014.