Një biznesmen nga Durrësi është shpallur në kërkim, pasi në hotelin në pronësi të tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Policia po punon për kapjen e shtetasit N.P. 56 vjeç, i cili është pronari i një hoteli në Plazh (lagja 13).
Sipas policisë, “Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim N.P. vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen 13, në hotelin në pronësi, punonjësit e kompanisë të OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal”.





