Gjenden një sasi lënde narkotike dhe dy celularë në burgun e Durrësit.
Ditën e djeshme, policia thotë se janë gjetur 34.5 gramë marijuanë dhe dy aparate celulari brenda rrethimit të jashtëm.
“Më datë 17.05.2017, në ambientet e IEVP-së Durrës, brenda rrethimit të jashtëm, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 34.5 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë dhe dy aparate telefoni”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personat të cilët i kanë lënë aty nuk janë identifikuar ende nga ana e policisë.





