Katër persona, mes të cilëve tre minorenë, kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– H. Lelaj, 49 vjeç, banues në Vlorë,
– A.Z., 15 vjeç, banues në Vlorë,
– K.M., 14 vjeç, banues në Vlorë,
– A.Z., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Të katër të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin me datë 17.05.2017, në vendin e stacionit të mallrave të trenit pranë lagjes “24 Maji” kanë vjedhur 1 rrotë të vagonit të trenit (me aks në mesin e dy rrotave) të cilët kishin për qëllim shitjen e tij për përfitime në grup.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.