Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar nga Durrësi, pasi akuzohet se ka vjedhur argjendarinë në të cilën punonte.
Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Vishkulli. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se ai ka vjedhur argjendarinë ku punonte, në pronësi të shtetases R.D.
Ngjarja ka ndodhur më 5 dhjetor të vitit 2016 në një argjendari në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Sipas policisë, Vishkulli akuzohet se ka marrë 299.41 gramë flori dhe 475 euro.
Njoftimi i policisë:
Nga Shërbimet e Komisaraiteve të Policisë së Tiranës, është bërë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë penale e shtetasit P. Vishkulli, 35 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, se më datë 05.12.2016, dyshohet të ketë vjedhur argjendarinë në të cilën punonte, ku ka marrë ku ka marrë 299.41 gr. flori dhe 475.65 euro, në pronësi të shtetases R. D. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.





