Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e një adoleshenti pasi është larguar nga banesa duke alarmuar familjen e tij.
Më datë 16.05.2017, ora 21:00, ka bërë kallëzim shtetasi M.Ll. 52 vjeç, banues në Shënvlash, pasi i është larguar djali D. Ll. 17 vjeç.
Ndërkohë që ka nisur puna për gjetjen e tij, policia ia kaloi materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





