Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin F.Kurti 52 vjeç, banues në Fushë- Krujë.
Sipas policisë, mësohet se Kurti ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen F.K. 48 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.





