Vëllai i 15-vjeçares Blerta Pepa, Landi, nuk mund të rrijë pa kujtuar momente nga jeta e së motrës, e cila ndërroi jetë pas operacionit në gju, ndërhyrje kjo e cila u bë pas dëmtimit që pësoi në orën e fizkulturës.
Paraditen e sotme ai ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto të saj, përpara se të futej në operacion, foto kjo e cila është e fundit për adoleshenten.
“Foto e fundit qe te boni vllai ty ti ike duke qeshur zemra imee ti me premtove qe do vije prap … por ti nuk erdhe me na le vetem një dit do takohemi edhe do jemi shum te lumtur atje lart”, shkruan Landi në “Facebook”.





