Dy persona janë qëlluar me armë zjarri në një lokal në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shtetasve R.Shullazi dhe G. Goga, duke i lënë të plagosur.

Pas ngjarjes ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar personat që qëlluan dhe zbardhjen e krimit.