Një 23-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në lagjen nr. 18, pas një konflikti, ka goditur me grusht dhe dëmtuar lehtë me një mjet prerës, shtetasin Z.V, vjeç 39.

Mësohet se 23-vjeçari R.K. është konfliktuar me 39-vjeçarin për motive të dobëta.

Policia ka nisur punën për kapjen e tij, pasi akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.