Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas të dhënave zyrtare, në pranga ka rënë shtetasi Ilir Bregu, banues në Vlorë.
Policia bën të ditur se sot Komisariati pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e Ilir Bregut në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Mësohet se ndaj tij, Gjykata e Apelit Firence, Itali ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar (nr. 211/2014 SIEP dt. 05.06.2014) dhe e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Pengmarrje dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Gjithashtu, bëjmë me dije se ky shtetas me qëllim për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare dhe asaj të huaj, ka përdorur edhe identitetin tjetër si Isuf Dulaj. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.





