Policia e Shijakut ka nisur procedimin penal ndaj një 48-vjeçari nga Gjepalaj, pasi ka shqetësuar banorët teksa lëvizte me karrocën e tij me kalë.

Përveç se ka prishur qetësinë publike, shtetasi me iniciale A.Gj. nuk i është bindur as urdhrit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Gj, vjeç 48, banues në Gjepalaj, pasi dyshohet se në Shijak, duke drejtuar një karrocë me kalë, ka prishur qetësinë publike dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shoqërim. Nenet 274 e 242 të Kodit Penal.