Tefik Zhurda, persdoni që shihni në foto, është mjeku anestezist i cili asistoi në operacionin e 15-vjeçares Blerta Pepa, e cila humbi jetën mesnatën e së hënës duke u gdhirë e marta.

Mjeku 53-vjeçar aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi ka tentuar vetëvrasjen duke injektuar në trup preparat lëndë anastezie.

Mësohet se e reja vuante nga Astma Bronchale dhe kurohej për këtë gjë. Mirëpo, 3 vitet e fundit nuk ishte kuruar.

Policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Nga hetimet paraprake, dyshohet të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin. Gjithsesi, do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 15-vjeçares Blerta Pepa.