Zgjedhja e gabuar e shtëpisë ku kishte hyrë për të grabitur së bashku me dy bashkëpunëtorë, e ka lënë të plagosur.

Bëhet fjalë për një shqiptar, që është plagosur me armë zjarri, ndërsa personat që e shoqëronin atë kanë mundur të largohen.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Giugliano-s, në Campania (Napoli), rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. 

Karabinieri italian ka pikasur se disa persona kishin hyrë në banesën e tij dhe menjëherë ka marrë armën e punës dhe ka qëlluar njërin prej tyre. Shqiptari me emrin Eugen Cami është dërguar në spital ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.