Bën foto pa leje mbi makinën e policisë, nis procedimi penal ndaj një 18-vjeçari.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit I.K. banues në Krujë.

Më datë 11.05.2017, në lagjen nr.1 të Krujës, ai ka bërë një foto mbi makinën e policisë, me simbolet e policisë. Policia thotë se ai nuk ka qenë i autorizuar për të bërë diçka të tillë, e si të mos mjaftonte, foton e ka postuar më pas në rrjetet sociale.

Ndaj tij rëndon akuza “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.