Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi në orët e para të mëngjesit vodhi një automjet në banesën e një personi.

Bëhet fjalë për Amarild Muka, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Në orët e para të mëngjesit, 32-vjeçari dyshohet të ketë hyrë në banesën e shtetasit A. R., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i ka marrë portofolin brenda të cilit dispononte dokumente të ndryshme, 12000 Lekë dhe 600 Euro, si dhe ka marrë çelësat e automjetit tip “Mercedes Benz”. Më pas ka marrë automjetin e parkuar në oborrin e banesës duke u larguar me të.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Komisariatit nr. 3, kanë arritur të identifikojnë autorin e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e tij në flagrancë në autostradën Mamurras – Laç, në drejtim të automjetit tip “Mercedes Benz”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– Një automjet tip “Mercedes Benz”;

– Një portofol me dokumente të shtetasit A. R.

– 200 €.