Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku ka mbetur i vrarë një 27-vjeçar pas një sherri me një tjetër person.
Më datë 10.05.2017, rreth orës 11:55, në Çekrezë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 27 vjeç, në pjesën e barkut dhe u dërgua në SQU, për ndihmë mjekësore, por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli.
Specialistët e Krimeve ndaj jetës në DVP Tiranë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori.





