Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një 50-vjeçari shqiptar pasi i sekuestroi në makinë 600 gr kokainë që kapte një vlerë tregu prej 120.000 eurosh.
Kokaina e cilësisë së lartë ishte e ndarë në doza, gati për t’u shpërndarë.
Shqiptari me inicialet B.B ishte emigrant i paligjshëm në Aleksandri dhe ka qenë i dënuar më parë për krime që lidhen me drogën.
Karabinierët po punojnë për kapjen e “boss-it” kryesor që ka dërguar shqiptarin si shpërndarës të dozave të kokainës.





