Ky është momenti kur vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi mbërrijnë në gjykatën e Durrësit, të shoqëruar nga forcat e policisë.
Megjithëse avokatët mbrojtës të dy vëllezërve kërkuan një masë më të lehtë sigurie, gjykata vendosi t'i lërë ata në burg.
Konstandin dhe Kujtim Ekonomi akuzohen për vrasjen e 60-vjeçarit Agim Arapi, mbrëmjen e 11 prillit, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.





