Një kompani bojërash, me seli në fshatin Xhafzotaj, Durrës, ka rënë pre e hajdutëve.
Gjatë natës, hajdutët kanë depërtuar në ambientet e brendshme të zyrave të kompanisë nga ku kanë marrë një sasi parash, ende të papërcaktuar, si dhe një mjet, tip Citroen.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme duke mbledhur provat materiale në vendngjarje me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.





