Një nga autorët e ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në një dyqan ushqimor në lagjen nr.3 të qytetit të Durrësit është një personazh I njohur.

Policia e Durrësit bën të ditur se në sherrin që u mbyll me një viktimë, që ishte 60-vjeçari Agim Arapi është I implikuar edhe Jurgen Kurti, dhëndri i njërit prej vëllezërve Ekonomi. Emri i Jurgen Kurtit ëhstë lakuar kohë më parë në media, kur ai u akuzua për vrasje me thikë të babait të tij, Artur Kurtit, vrasje kjo që më vonë u mor përsipër nga daja i tij, që rezultoi se kishte vepruar për t’u vetëmbrojtur.

Deri në momentin e vrasjes së të atit, Jurgeni njihej si djaloshi pasanik i ekraneve, që e kishte tejkaluar famën metropolitane, duke u shndërruar në një personazh televiziv që fliste për jetën e tij luksoze, edhe pse ishte vetëm 23 vjeç.

Për shkak të kësaj fame, ngjarja e rëndë që ndodhi në shtëpinë e tij mori jehonë më të madhe, duke pushtuar rrjetet sociale me lajme të njëpasnjëshme për të. Si i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Jurgeni përfundoi në qeli, por Gjykata e liroi disa ditë më vonë duke e lënë në arrest shtëpie.

Ai u arrestua pas vrasjes së të atit Artur Kurti, të ndodhur më 4 prill 2016, ndërsa u dha arrest me burg për dajën e tij, Leonard Ristanin, që mori përsipër autorësinë e vrasjes.