Pak orë pas plagosjes së një 25-vjeçari në qytetin e Shijakut, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit dhe personit që e ka përkrahur.
Në pranga kanë përfunduar I.Nuredini 30 vjeç, banues në Shijak dhe E.Dedja 21 vjeç, banues në Durrës.
Mësohet se Nuredini, sot, më datë 11.04.2017, rreth orës 08: 30, në hyrje të qytetit të Shijakut, nga një konflikt çasti, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, shtetasin B.K. 25 vjeç, banues në Shijak.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrolleve që ka kryer policia, me qëllim kapjen e autorit, kanë kapur në një automjet “Taxi”(shtetasit e mësipërm kanë qenë pasagjerë) dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• arma e zjarrit tip pistoletë, në çantën e krahut(marsup) të shtetasit I.Nuredini;
• një thikë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.Dedja, njofton policia.
Shtetasi I.Nuredini është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës (i arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe 2016 për shkatërrim prone me zjarr).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
•”Vrasja me dashje”e mbetur në tentaivë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", në ngarkim të shtetasit I.Nuredini parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal;
•”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”dhe”Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit E.Dedja parashikuar në nenet 279 dhe 302 të Kodit Penal.





