Policia gjermane kapi dje në mbrëmje dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje, në qytetin Warstein.

Sipas policisë gjermane, bëhet e ditur se dy shqiptarët kishin hyrë në një shtëpi, ku jetonte një grua 67-vjeçare, dhe nën kërcënimin e armës e kanë lidhur në një karrige dhe i kanë mbyllur gojën.

Më pas, shqiptarët dyshohet se kanë filluar të kërkojnë sende me vlerë dhe pasi i kanë gjetur, janë larguar. Më pas zonja e shtëpisë pasi u lirua nga litarët ka lajmëruar policinë.

Me helikopter dhe me qen policorë, policia ka kapur njërin nga të dyshuarit, të fshehur aty pranë, ndërsa tjetrin ka arritur ta kapte në një zonë malore.

Të dy janë shqiptarë dhe të njohur tashmë nga policia për vjedhje të kryera më parë.